Arbëri

SKV me aktivitet simbolik kërkon drejtësi për Astrit Deharin, grafitë në muret e fakulteteve

Objekti në të cilin Astrit Dehari studionte mjekësinë, tani u shndërrua në një vend në të cilin kërkohet drejtësi për të.

Ish-kolegët e tij, me anë të këtyre grafiteve, po kërkojnë drejtësi për të.

E brenda objektit ku edhe ndodhet biblioteka e këtij fakulteti, është e vendosur edhe një fotografi me një mbishkrim të tij, raporton KTV.

Mbrëmjen e së shtunës, disa studentë nga organizata Studim, Kritikë Veprim, vizatuan disa grafitë në secilin objekt të Universitetit të Prishtinës.

Ndonëse, ligjërisht një aksion i këtillë pa marrë leje nga institucionet përgjegjëse është edhe i dënueshëm, sipas Abazit nuk është e arsyeshme që të kërkohet leje për të.

Drejtësi për ish-aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje do të kërkohet edhe në 3-vjetorin e vdekjes së tij, më 5 nëntor, me anë të një marshi që do të mbahet në Prishtinë.

Reagime e aktivitete simbolike u organizuan pas publikimit të ekspertizës nga Instituti i Mjekësisë në Lozane të Zvicrës, ku thuhej se gjasat që Astrit Dehari të jetë vetëvrarë janë të vogla dhe se ADN-ja e një personi të tretëekziston.

Astrit Dehari u gjet i vdekur në njërën nga qelitë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.