Arbëri

Cakaj përkujton dëshmorët Zhitia dhe Fazliu, thotë se duhet punuar në “unitetin kombëtar”

Cakaj përkujton dëshmorët Zhitia dhe Fazliu, thotë se duhet punuar në “unitetin kombëtar”
 

Ministri në Detyrë i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka kujtuar dëshmorët Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, të rënë tri dekada më parë në Bregun e Diellit në Prishtinë gjatë një ballafaqimi me forcat serbe.

“Si sot, tri dekada më parë, më 2 nëntor të vitit 1989, dy studentë të rinj e aktivistë për çlirimin e Kosovës u vranë në ballafaqim me forcat pushtuese serbe në Bregun e Diellit në Prishtinë. Afrim Zhitia, 24 vjeç dhe Fahri Fazliu 26 vjeç. Afrimi studionte filozofi në Universitetin e Prishtinës dhe adhuronte fort Hegelin. Fahriu, ndërkaq, studionte telekomunikacion në Zagreb të Kroacisë. Të dy asnjëherë nuk e braktisën dashurinë për dijen, as ëndrrën për çlirimin e Kosovës. Ata ranë dëshmorë pas disa orësh luftime me pushkë në dorë dhe libër në xhep. Deri në frymën e fundit, ata punuan për Shqipërinë dhe vepruan në shërbim të interesave të kombit shqiptar”, ka shkruar Cakaj në Facebook.