Arbëri

Marrëveshja me ATK-në e shpëton edhe njëherë Telekomin

Descriptive Text

Telekomi i Kosovës ka arritur marrëveshje me Administratën Tatimore të Kosovës për formën e shlyerjes së borxhit, me çka është zhbllokuar edhe llogaria bankare e Telekomit duke evituar kështu mundësinë që punëtorët e kësaj kompanie të mbesin pa pagat e muajit tetor.

Telekomi i Kosovës i ka borxh Administratës Tatimore të Kosovës më shumë se 2.8 milionë euro, çka e kishte shtyrë ATK-në që t’ia bllokonte të gjitha llogaritë bankare Telekomit. Por, ndërkohë është arritur një marrëveshje që ky borxh të paguhet përmes kësteve gjatë 11 muajve të ardhshëm.

Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, tha për Radion Evropa e Lirë, se kjo marrëveshje nuk paraqet ndonjë barrë për Telekomin dhe është e përballueshme. Sipas tij, ajo mundëson që me kohë, Telekomi t’u përgjigjet obligimeve të marrëveshjes.

Teksti i plotë në Radio Evropa e Lirën.