Arbëri

Shënohet Dita Botërore e përkujtimit të viktimave në trafik

Foto: Koha / ilustrim

Në kuadër aktiviteteve për të shënuar Ditën Botërore të përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor, Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka realizuar një prezantim mbi sigurinë në trafikun rrugor në Kosovë.

Me këtë rast, u kërkua vetëdijesim më i madh i qytetarëve në trafik, sigurim të automjeteve dhe ngritje të sigurisë rrugore në një agjendë më të lartë shtetërore.

Drejtori i Divizionit të Komunikacionit Rrugor në Policinë e Kosovës, Jeton Rexhepi shprehu nevojën për një edukim dhe vetëdijesim më të madh të qytetarëve për trafikun rrugor, transmeton ksp.

Teksa tregoi edhe disa nga statistikat e Policisë për aksidentet në trafik, ku sipas tij gjendja sa i përket aksidenteve fatale në periudhën janar-shtator 2019 është më e mirë se e vitit paraprak.

Nga Këshilli i Sigurisë për Siguri në Trafik në Ministrinë e Infrastrukturës, Fejzullah Mustafa tha se siguria rrugore duhet vendoset në një agjendë më të lartë se sa është tani.

Ndërkaq, përfaqësuesi i Shoqatës së Sigurimeve në Kosovë, Sami Mazreku teksa tregoi qëllimet e punës tyre, tha se shqetësimi kryesor i tyre është numri i madh i automjeteve të pasiguruara.