Arbëri

Rektori i kërkon ministrit interpretim të dispozitave ligjore për përzgjedhjen e stafit akademik

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema, i është drejtuar me një letër ministrit në detyrë të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, me të cilën ka kërkuar interpretim të dispozitave ligjore të Statutit, nenit (175-176), për zgjedhjen e personelit akademik të UP-së dhe kushteve të konkursit, nr. 3/671, të datës 24.11.2016.

Kjo si kundërpërgjigje ndaj një letre që ministri ia kishte drejtuar rektorit më 8 mars përmes së cilës kishte kërkuar që në përputhje me ligjin të sigurohet zbatim i kritereve dhe standardeve të cilësisë dhe meritave në procesin e zgjedhjes dhe avancimit të stafit akademik në UP.

Në letrën e rektorit, të cilën e ka siguruar gazeta, që mban datën 12 maj, thuhet se pas pranimit të letrës së ministrit në mars, ku kërkohej respektim i standardeve akademike të përcaktuara sipas Ligjit mbi arsimin e lartë, Ligjin për procedurën administrative dhe Statutit të UP-së, e shohin të nevojshëm t’i kërkojnë atij interpretim rreth zbatimit të kritereve për zgjedhjen e personelit akademik.

UP-ja ka shpallur konkurs më datë 24.11.2016 për zgjedhjen e personelit akademik në fakultetet e Universitetit të Prishtinës, derisa janë përmendur edhe kriteret për zgjedhjen e personelit në konkurs (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.