Arbëri

Sot e nesër mot i qëndrueshëm në Shqipëri

Descriptive Text

Shqipëria sot: territori shqiptar do të mbizotërohet nga kthjellimet gjatë orëve të paradites. Por zonat veriore dhe ato juglindore parashikohen të kenë vranësira gjatë orëve të pasdites, duke e lënë ultësirën perëndimore nën ndikimin e motit të kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të pësojnë ulje në mesditë, duke u luhatur nga 7 gradë deri në 28 gradë C.

Era: do të fryjë e lehtë në tokë deri në mesatare në det, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke krijuar dallgëzim 3-4 ballë.

Shqipëria nesër: kushtet e qëndrueshme atmosferike vijojnë të jenë prezente në vendin tonë duke diktuar mot të kthjellët në orët e para të ditës. Ndërsa mesdita dhe paraditja i bëjnë vranësirat më të dukshme në zonat malore duke e lënë pjesën tjetër të vendit në ndikimin e kthjellimeve.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë ulje në mëngjes nga 6 gradë deri në 27 gradë C.

Era: do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2 ballë.