Arbëri

Arrestohet një serb për krime lufte kundër popullatës civile

Foto: Koha / ilustrim

Në Lagjen Emshir në Prishtinë është arrestuar një i dyshuar serb për krime lufte kundër popullatës civile, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

Policia bën të ditur se i dyshuari është arrestuar për krimet e bëra më 21 maj 1999, transmeton Koha.net.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-serb, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale krime lufte kundër popullatës civile. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë.