Arbëri

Batalioni 'B1K' i FA stërvitet për të marrë pjesë në operacionet paqeruajtëse

Descriptive Text

Trupat dhe mjetet e B1K (të Forcave të Armatosura të Shqipërisë) u zhvendosën në Vig-Mnelë, ku për një javë u stërvitën duke përmirësuar aftësitë për të marrë pjesë në operacionet paqeruajtëse dhe në terrene të vështira.

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se pas batalionit 'B2K', radhën e stërvitjes e ka batalioni i Vaut të Dejës 'B1K'. Ky batalion të do të stërvitet larg vendit të përqendrimit të përhershëm.

Trupat dhe mjetet e 'B1K' u zhvendosën në Vig-Mnelë, ku për një javë u stërvitën duke përmirësuar aftësitë për të marrë pjesë në operacionet paqeruajtëse dhe në terrene të vështira.

Trupat e Vaut të Dejës testuan edhe aftësitë për të luftuar nga afër. Po ashtu në terrenet malore të Vig-Mnelës u stërvitën për kërkime në terrene të thyera.

{gallery}