Arbëri

Pacolli thotë se Kosova s’ka pasur rritje ekonomike 4 për qind, synon reduktimin e ministrive

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli hedh poshtë deklaratat se Kosova ka rritje ekonomike për 4%.

Pacolli thotë se Kosova ka rritje vetëm për 2% dhe kjo jo pse qeveria ka krijuar ambient për këtë.

“Kosova nuk ka kohë për eksperimente”, ka thënë ai teksa ka vazhduar se nëse fiton zgjedhjet do të reduktojë numrin e ministrive

Ai do t'i reduktonte ato në tetë por siç theksoi ai efikase.

“Vetëm 8 departamente. E kam prej fillimit këtë, vetëm 8 departamente efikase”, ka thënë ai.

Sipas Pacollit kësisoj do të dihet se mbi kë bie përgjegjësia.


Pacolli thotë se Kosova s’ka pasur rritje... by kohanet