Vetëm për 216 nga 22 mijë mësues është kryer vlerësimi i performancës

Shahadije Bikliqi-Dragaçina Shahadije Bikliqi-Dragaçina 21 October 2019 22:05

Është bërë një vit që kur ka nisur të bëhet vlerësimi i performancës së mësimdhënësve bazuar në një udhëzim administrativ të Ministrisë së Arsimit.

Por, gjatë kësaj periudhe njëvjeçare, nga mbi 22 mijë mësimdhënës sa janë aktualisht vetëm 216 prej tyre janë vlerësuar.

Arsye e zgjatjes së këtij procesi dhe vështirësi, për inspektoratin, është numri i vogël i inspektorëve dhe mungesa e 100 orëve të trajnimeve që duhet t’i ketë një mësues për t’iu nënshtruar vlerësimit.

Ndonëse kjo ministri pritet t’i angazhojë edhe 30 inspektorë të tjerë shtesë, Gashi thotë se vlerësimi do të zgjatë me vite.

Sipas tij, një inspektor brenda një viti mund t’i vlerësojë diku rreth 30 mësimdhënës.

E njëra ndër shkollat që i është nënshtruar e para procesit të vlerësimit është shkolla fillore "Faik Konica" në kryeqytet.

Sipas mësimdhënëses Gjylie Bala, ata mësimdhënës që janë vlerësuar kanë rezultuar të suksesshëm.

Derisa inspektorati i ka njoftuar shkollat me rezultatin e performancës së mësimdhënësve së tyre, nga instituti “Edguard” që monitorojnë këtë proces thonë se MASHT-i nuk i ka bërë publike rezultatet e atyre që i janë nënshtruar vlerësimit.

Qehaja thotë se janë edhe kundër formës së përzgjedhur të vlerësimit të performancës, e cila nuk është e duhur. Aty përfshihen: vetëvlerësimi me 35 përqind, vlerësimi nga drejtori me 20 përqind dhe përqindjen tjetër duhet ta bëjë inspektorati gjatë orëve të mësimit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme