Në prag të dimrit kthehet qymyri dhe ajri i pashëndetshëm, MMPH-ja premton masa

Dorentina Thaqi Dorentina Thaqi 21 October 2019 21:05

Ndonëse është e ndaluar, ky kamion i mbushur me thëngjill po qëndron këtu në Prishtinë.

Vitin e kaluar ishte vendosur që të ndalohet shitja e thëngjillit ilegal në Prishtinë, për shkak se konsiderohet si ndotësi kryesor i ajrit, kurse këtë vit është vendosur që ky vendim të zbatohet në tërë Kosovën.

Përveç ndalimit të përdorimit të thëngjillit në institucionet publike, ministri i Mjedisit në largim, Fatmir Matoshi, thotë se kanë marrë masa për parandalimin e ndotjes së ajrit.

Matoshi tutje tregon se shumë shpejt do të fillojë një aksion për konfiskimin e thëngjillit në Kosovë.

E, qytetarët thonë të kundërtën, se institucionet përgjegjëse nuk është se janë marrë seriozisht me këtë çështje dhe gjithashtu shprehen skeptikë nëse qeverisja e re do të marrë ndonjë masë për gjendjen e ajrit.

Ambientalisti Eman Rrahmani, që gjithashtu është pjesë e Kuvendit Komunal në Prishtinë, thotë se mungesa e interesimit të institucioneve përgjegjëse ka krijuar gjendje të tillë në Kosovë, e sidomos në kryeqytet.

Muaj më parë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka paralajmëruar dhe alarmuar se nëse nuk merren masa urgjente, niveli i lartë i ndotjes së ajrit, do të ketë efekte negative në shëndet dhe rritje të vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet, e sidomos nga sëmundjet kardiovaskulare dhe respiratore.

Edhe në matjet e Ambasadës së SHBA-së, por edhe të Ministrisë së Mjedisit, ajri është i pashëndetshëm tash e disa ditë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme