Plazh në vjeshtë, pushuesit mbushin Vlorën

Plazh në vjeshtë, pushuesit mbushin Vlorën

21 October 2019 14:31

Temperaturat e larta te pazakonta për vjeshtën kanë bërë që shume njerëz t’i kthehen detit pavarësisht se jemi ne fundin muajit tetor.

Plazhi nuk është braktisur nga banorët e Vlorës, por as nga ata qe vijne nga qytetet e tjera per te kaluar fundjavën ne bregdet.

Të gjithë shfrytëzojnë qetësinë si dhe faktin se në këto ditë, as uji dhe as rëra nuk janë të ndotura sikurse gjatë verës.

Duket se bregdeti do të vijojë të ketë pushues edhe në ditët e fundit të muajit tetor.

Sipas shërbimit meteorologjik te pakten edhe këtë javë, të dielën temperaturat do te jene te larta duke arritur deri ne 28 grade ato maksimale e me qiell blu, çka favorizon sërish plazhin./vizionplus

Komentet

Shto koment

Të ngjashme