SPTK thotë se gjendja në Telekom është shumë e keqe, shpreh shqetësimin për fatin e punëtorëve Foto: Driton Paçarada / Koha

SPTK thotë se gjendja në Telekom është shumë e keqe, shpreh shqetësimin për fatin e punëtorëve

21 October 2019 14:04

Sindikata Profesoniste e Telekomit të Kosovës thotë se është duke i përcjellë të gjitha zhvillimet në këtë kompani.

Kjo Sindikatë thotë kompania është në gjendjen më të keqe që pas përfundimit të luftës në Kosovë, dhe kanë shprehur shqetësimin dhe brengen e tyre se “nuk është duke u punuar mjaftueshëm që të kthehet Telekomi furishëm në treg dhe vetëekzitojë” .

“Veprimet muajve të fundit dhe këto ditëve që lamë pas, vetëm sa shtojnë dyshimet, skepticizmin se është duke u punuar diçka në dobi të Telekomit. Kur kësaj i shton gjendjen politike në vend dhe mungesa e vendimmarrjes institucionale (Qeverisë - Aksionarit), ne si Sindikatë nuk do të lejojmë me asnjë çmim që punëtorët tanë ta paguajnë keqmenaxhimin dhe paaftësinë lidershepit në Telekom dhe jashtë Telekomit të Kosovës”, thotë kjo Sindikatë në reagimin dërguar mediave.

Tutje, thonë se nuk i takojnë asnjë partie politike, se nuk janë pjesë e asnjë grupacioni të interesit, por se “ne jemi dhe do mbesim zëri i të drejtave të punëtorit”.

Sindikata thotë se nuk do të tolerojnë të shkelet mbi të drejtat dhe ekzistencën e punëtorëve, duke theksuar se “s’ka politikë me Telekomin e Kosovës”.

“Ne si sindikatë dhe punonjësit e kompanisë jemi të shqetësuar me plot tema që lidhen me fatin dhe ekzistencën ekonomike e sociale të stafit. Janë mbi 85% e punëtoreve që kanë kredi në banka, mesatarisht 3.5 vite jetëgjatësia e kredisë dhe mossiguria dhe e vijimësisë në të ardhurat e tyre (çoftë edhe më të ulëta), krijon një gjendje që nuk përballon asnjëri nga ta”, ka theksuar Sindikata Profesionistëve e Telekomit të Kosovës.

Në fund thonë se transparenca në kompani është duke munguar dhe se motivimi i punëtoreve është i lidhur direkt me rezultatet.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme