Nis protesta e banorëve të Busavatës së Kamenicës para MASHT-it Foto: Koha

“Edhe ne jemi në zor sikurse ju nga injoranca qeverisëse”, mesazhi anonim që erdhi nga MASHT-i për protestuesit

Dorentina Thaqi Dorentina Thaqi 21 October 2019 11:01
11:55

Protestuesit e Busavatës së Kamenicës, të cilët nga ora 11:00 janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për të protestuar për reformën në arsim të iniciuar nga kryetari i komunës së tyre Qendron Kastrati, po vazhdojnë të qëndrojnë aty.

Mirëpo, derisa ata po protestojnë, nga një dritare e MASHT-it është hedhur një letër ku shkruan: “Zyrtarët e MASHT janë në zorin e tyre (sikur ju) nga injoranca qeverisëse”, raporton KTV.

Nuk dihet se nga kush është hedhur ky mesazh.

11:01

Nis protesta e banorëve të Busavatës së Kamenicës para MASHT-it

Image

Banorët e Busavatës së Kamenicës, pas protestave që kanë mbajtur në fshat dhe para Komunës së Kamenicës, për reformën e iniciuar nga kryetari Qendron Kastrati, po e kundërshtojnë edhe me protestë para Ministrisë së Arsimit në Prishtinë.

Ata protestuan edhe ditë më herët kundër reformës arsimore në këtë komunë, e cila parasheh mbylljen e 19 shkollave në zonat rurale dhe dërgimin e fëmijëve në shkolla përreth.

Protestuesit tashmë kanë mbërritur para ndërtesës së MASHT-it.

Drejtoria e Arsimit në Kamenicë ka bërë të ditur se pavarësisht protestave të banorëve, qëndrimi i tyre për reformat arsimore nuk ndryshon.

Edhe kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, pati deklaruar se vendimi për riorganizimin në arsim nuk ka prapavijë politike, por “kjo bëhet për të mirën e fëmijëve”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme