Arbëri

Me gjithë aktakuzën, Agani synon post qeveritar

Ndonëse mbi të rëndon aktakuza për skandalin “Stenta”, Ferid Agani, përmes Partisë Demokratike, po synon të kthehet në ulësen e vjetër për të drejtuar sërish sektorin e shëndetësisë, transmeton KTV. Thotë të ketë lënë shumë punë në gjysmë, posaçërisht procesin që thotë se vet e nisi, atë të themelimit të sigurimeve publike shëndetësore.

Agani, gjatë ditës, zyrtarizoi koalicionin me PDK-në, parti kjo që nënshkroi marrëveshje parazgjedhore edhe me 6 parti të tjera politike. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka zyrtarizuar marrëveshjet edhe me Partinë Republikane të Faton Kurtit, Partinë Konservatore të Munir Bashës, Ballin Kombëtar dhe Partinë Liberale.