Shoqëria civile kërkon të hetohet nga Prokuroria ndarja e mjeteve shtesë nga Qeveria për “Bechtel&Enkan”

Ridvan Hamza Ridvan Hamza 19 October 2019 19:04

5 muaj kanë kaluar nga ky vendimi i qeverisë që të zgjasë afatin e përfundimit të autostradës “Arbën Xhaferi”.

Dhe për të, edhe 32 milionë euro të tjera mund të përfundojnë në buxhetin e konsorciumit “Bechtel-Enka”, raporton KTV.

Siç ka raportuar Jeta në Kosovë, kërkesa për një shumë të tillë, tashmë nga Ministria e Infrastrukturës që kishte negociuar punimet me konsorciumin, i ka shkuar Ministrisë së Financave.

Duke e rikujtuar edhe vendimin për ti dhënë 53 milionë euro për vonesa në pagesa, analisti i politikave nga instituti GAP, Agron Demi, konsideron se qeveria Haradinaj në më pak se dy vjet, ka çuar dëm mbi 90 milionë euro të buxhetit në këtë autostradë.

Dhe qëllimi, sipas tij, është që konsorciumi në fjalë të mbesë në Kosovë për një tjetër projekt.

“Pra, përmes vendimeve të dyshimta, Qeveria ka arritur të rrisë koston e autostradës për së paku 14% të vlerës fillestare të kontratës prej 599.9 mil euro. Ministria e Infrastrukturës asnjëherë nuk ka bërë publike kontratat dhe vendimet për shpenzime shtesë. Unë mendoj se punët shtesë në autostradën Prishtinë-Shkup janë vetëm arsye për të mbajtur në Kosovë makinerinë e ‘Bechtel&Enka’ deri në hapjen e tenderit të autostradës së Dukagjinit”, ka thënë Agron Demi, analist politikash në Institutin GAP.

Demi, në një përgjigje për KTV-në, kërkon nga qeveria e ardhshme publikimin e kontratave për autostradat, derisa ka konsideruar se edhe vendimi për ndarjen e 32 milionë eurove pa proces tenderues, duhet të jetë objekt hetimi i prokurorisë.

Për mungesë të transparencës dhe dyshimeve rreth procesit, ngjashëm edhe analisti Krenar Shala, pret që qeveria e re të rishikojë vendimin.

Me 32 milionë e 200 mijë euro, planifikohet ndërtimi i dy kyçjeve në autostradë dhe një mbikalimi në fshatin Paldenicë të Hanit të Elezit, çka banorët e këtij fshati e kishin kërkuar disa herë përmes protestave.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Ramiz Bujupi05/11/2019 17:22

Te gjitha kontratat te nenshkruara me Bechtel-Enka duhet trajtuar me transparenece apsolute,ne fund te fundit ky eshte kriter i pazavendsueshem i cili menjanon keqperdorimin te mundeshem. Parat publike nuk jan prone e stafit qeverises por i taksapauesve ne Kosove te cilet duan nje informacion ne vazhdimesi per dinamiken permbushjes se kontrates.

Shto koment

Të ngjashme