Arbëri

Gani Krasniqi ftohet nga Gjykata Speciale

Njëri nga ish-ushtarët e UÇK-së, Gani Krasniqi ka njoftuar se ka pranuar ftesën nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe thotë se do t’i përgjigjet pozitivisht.

Ai ka njoftuar se ftesën e ka pranuar më 11 tetor, dhe më 11 dhe 12 nëntor 2019, në ora 9.00 të paraqitet pran kësaj zyre, për të dhënë prova, informacione dhe dëshmi.

“Për hirë të imformimit të opinionit publik, njoftoj se pardje, datë 17 tetor 2019, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, kam pranuar ftesë, që me datë 11 dhe 12 nëntor 2019, në ora 9.00 të paraqitem pran kësaj zyre, për të dhënë, prova, infomacione, dëshmi... siç thuhet në këtë ftesë”, shkruan ai.

“Provat, dëshmitë..., motivohen me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe pse përkufizimi i datave është : 1 janar 1998 -- 31 dhjetor 2000 !Për t'u përgjigjur pozitivisht, më obligon një pjesë e deputetëve të papërgjegjshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilët votuar këtë gjatë. Natyrisht, ashtu siç e ndjej për nder, që isha pjesë U Ç K -‐ së, së Lavdishme, ashtu do te dëshmoj për Luftën e drejtë të saj”, ka shkruar ai.

Në vitin 1998 është angazhuar në Këshillin Financiar, me seli në Malishevë, për ta ndihmuar arsimin në Kosovë. Pas përgatitjeve të para ushtarake, si drejtues i kësaj zone, ka ndihmuar në themelimin e celulave të para të UÇK-së dhe në formimin e Shtabit të Malishevës.