Medvdev: Rusia kundër riformësimit të njëanshëm të hartës së Ballkanit Foto ilustrim

Medvdev: Rusia kundër riformësimit të njëanshëm të hartës së Ballkanit

19 October 2019 12:48

Kryeministri rus Dmitry Medvedev ka thënë se Rusia është kundër riformësimit të njëanshëm të hartës së Ballkanit, duke përsëritur qëndrimin e Rusisë për Kosovën, e që sipas tij, baza e zgjidhjes së kësaj çështje është Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Ne kemi thënë vazhdimisht në të gjitha nivelet, dhe i përmbahemi qëndrimit të mëhershëm. Nisemi nga domosdoshmëria për të respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë. Jo akteve të njëanshme”, citohet të ketë thënë Medvedev, raporton B92, përcjell Koha.net.

Gjithnjë sipas këtij mediumi serb, “i pyetur nëse shumë vende perëndimore, derisa duke injoruar ligjin ndërkombëtar e njihnin shkëputjen e Kosovës dhe kjo tash mund të përfundojë në krijimin e ‘Shqipërisë së Madhe’”, Medvedev u përgjigj se ide të tilla janë shumë të rrezikshme.

“Të gjitha idetë e unifikimeve të ndryshme janë shumë të rrezikshme për shtetin. Në fund, ato provokojnë qarqet më agresive, të cilat janë kryesisht nacionaliste, për të arritur qëllimet e tyre përmes dhunës dhe armëve, gjë që, në përgjithësi, është akoma e mundshme”, ka thënë Medvedev.

B92 përcjell se në prag të vizitës së tij në Beograd, Medvedev i tha Vecernje Novostit se Rusia do të përcjell proceset në vazhdim dhe presionet që ushtrohen nga Prishtina, veçanërisht pasi që, siç tha ai, “derisa kanë ardhur ultranacionalistët në pushtet duhet të monitorohen nga afër, pasi është e qartë se Ballkani mbetet një rajon i trazuar”.

“Në asnjë mënyrë nuk duhet të lejojmë përsëritjen e çdo manifestimi të dhunës, përpjekjeve për riformatimin e njëanshëm të hartës së Ballkanit ose ndonjë veprim tjetër që mund të rezultojë në një katastrofë humanitare”, tha Medvedev.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme