Arbëri

Parisi kokëfortë kundër hapjes së negociatave me Tiranën dhe Shkupin

Descriptive Text

Shumë më shpejt sesa që ishte pritur ka përfunduar diskutimi i shefave të shteteve të BE-së në samitin e Brukselit kushtuar Brexitit.

Kjo për shkak se marrëveshja e re për këtë u arrit para nisjes së takimit dhe liderët u desh vetëm ta mbështesin marrëveshjen e arritur dhe ta bartin tash topin në fushën e Britanisë, kur Parlamenti duhet ta miratojë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Por më shumë sesa pritej ka marrë kohë diskutimi për procesin e zgjerimit të BE-së, më saktësisht për vendimin që Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut t’u hapen negociatat e anëtarësimit.

Tema e zgjerimit ishte vendosur në rend dite të samitit pasi ministrat e vendeve anëtare kishin dështuar të martën që të arrinin pajtim për një vendim pozitiv, për shkak të kundërshtimit të Francës e në rastin e Shqipërisë edhe të disa shteteve të tjera.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)