Arbëri

Kurti në Britani - takon Cryerin, Mahmoodin e Forestin

​Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në kuadër të vizitës në Britani të Madhe është takuar sot në Parlamentin britanik në Londër me John Cryer, kryesues i Grupit Parlamentar të Laburistëve, Khalid Mahmood, ministër i Punëve të Jashtme në hije dhe Kastriot Berberi, këshilltar komunal në Waltham Forest.

Sipas njoftimit për media të Lëvizjes Vetëvendosje, në këtë takim është diskutuar për marrëdhëniet e mira bilaterale midis dy vendeve, situatën socio-ekonomike në Kosovë, për ndryshimet politike pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 6 tetorit, si dhe për sfidat nëpër të cilat po kalon Britania lidhur me BREXIT-in.

Ministri i Punëve të Jashtme në hije, Khalid shprehu vullnetin për bashkëpunim dhe për të përkrahur qeverinë e ardhshme në fushën e investimeve, tregtisë e drejtësisë, si dhe për të ndihmuar e përkrahur Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës, thuhet në njoftim.