Arbëri

Sonte në Rubikon: Sa njihen mes vete shqiptarët dhe serbët?

Sonte në Rubikon, në emër te festivalit, Mirëdita Dobërdan, debat për marrëdhënien jashtë politikës mes Kosovës dhe Serbisë.

Se sa njihen mes vete shqiptarët dhe serbët?

A po ndihmojnë këto aktivitete në zbutjen e konfliktit mes dy vendeve?

A po arrihet të kuptohet realiteti Kosovë – Serbi nga ngjarjet kulturore?

Sa ka hapësirë për krijimin e ngjarjeve të tilla?

Për këto dhe më shumë, sonte në Rubikon me Adriatik Kelmendin debatojnë Melihate Qena, Kushtrim Koliqi, Shkëlzen Gashi dhe Visare Aliu.