Arbëri

Vuçiq: Nuk më brengos dërgimi i trupave shtesë të ushtrisë amerikane në Kosovë

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi të martën se nuk brengoset nga dërgimi i trupave shtesë të SHBA-së në Kosovë.

Ai tha se beson se serbët në Kosovë janë më të sigurt kur ka më tepër pjesëtarë të KFOR-it.

“Nuk ka arsye për brengosje, pasi që ne me KFOR-in kemi bashkëpunim të mirë. Ne ndihemi më të sigurt, ndihemi se serbët në Kosovë janë më të sigurt kur ka më tepër pjesëtarë të KFOR-it”, tha Vuçiq për media në Kinë, duke u përgjigjur në pyetjen që të komentojë informacionet se SHBA do të dërgojë trupa shtesë në Kosovë, transmeton KP.