Zarfet nga Serbia: Dy nga pacientet thonë se nuk po ndihen mirë Foto: Koha

Zarfet nga Serbia: Dy nga pacientet thonë se nuk po ndihen mirë

16 October 2019 17:15

Dy nga dymbëdhjetë pacientët e shtrirë në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, që kërkuan ndihmë mjekësore pasi që ishin ankuar se u ishin paraqitur reaksione alergjike teksa po verifikonin zarfet me vota të ardhura nga Serbia, thonë se vazhdojnë të mos ndihen mirë me shëndet. Radio Evropa e Lirë ka biseduar me dy pacientet që po mbahen nën mbikëqyrje shëndetësore në Klinikën Infektive.

Një ditë më herët, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës përmes një konference për media, doli me prezantimin e rezultateve të analizave të këtyre pacientëve, duke konstatuar se të shtrirët në spital nuk kanë shenja infeksioni dhe as sëmundje ngjitëse, si pasojë e hapjes së zarfeve.

Vlora Plepolli, njëra nga pacientet e shtrira në Klinikën Infektive, tha për Radion Evropa e Lirë se nuk po ndihen mirë me shëndet. Ajo tha po ashtu se pacientët po vazhdojnë të marrin terapi si dhe inhalim.

“Momentalisht nuk po ndihem shumë mirë. Kemi pasur simptoma të ndryshme, duke filluar nga vjellja, pra kemi filluar të vjellim në vendin e punës. Kemi ardhur në Klinikën Infektive me kruarje dhe i kemi fotografitë se si jemi ndier dhe si kemi qenë”, thotë ajo.

Plepolli ka treguar edhe për ditën e diel, më 13 tetor, kur teksa po i hapnin zarfet, sipas saj, zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, u ishin shfaqur simptomat për çka edhe ishin detyruar të kërkojnë ndihmë mjekësore.

“Momentalisht jemi duke marr terapi, infuzion edhe inhalim. Tash të shohim deri në momentin e lëshimit se çka po na thonë. Me herët unë nuk kam pasur asnjë simptomë, por me hapjen e zarfeve kur kemi filluar të punojmë, pra një periudhë e shkurtë pas hapjes së zarfeve, çdo 10 ose 15 minuta nga një nga një, kemi filluar të mos ndihemi mirë. Kemi filluar të vjellim, por kemi menduar që është nga era e rëndë, prej zarfeve që kanë qenë në kutia”, tha Plepolli.

/shkrimin e plotë e gjeni në Radion Evropa e Lirë/

Komentet

Shto koment

Të ngjashme