Arbëri

Kryeshefi i Telekomit shkarkon vëllanë e Fatmir Limajt nga posti i drejtorit

Foto: Koha

Kryeshefi i Telekomit Bedri Istrefi ka shkarkuar Demir Limajn që është drejtor i Departamentit të shitjes dhe gjithë stafin e shitjes në këtë ndërmarrje.

KTV-ja merr vesh se do të ketë edhe shkarkime të tjera në ditët në vazhdim.

Demir Limaj është vëllai i kreut të Nismës, Fatmir Limaj.

Pretendimet e Bedri Istrefit se e ka shkarkuar Demir Limajn për konflikt interesi nuk qëndrojnë.

Agjencia Kundër Korrupsion ka bërë të ditur se deri më sot nuk ka marrë ndonjë kërkesë nga Limaj për të shqyrtuar pozitat e tij.

Havolli i ka thënë KTV-së se në databazën e tyre nuk figuron kërkesa e Limajt apo e Telekomit për këtë çështje. Dhe rrjedhimisht sipas tij AKK-ja nuk ka shqyrtuar një kërkesë të tillë.