Arbëri

MAPL nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Parteshit

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, dhe kryetari i Komunës së Parteshit, Dragan Nikoliq, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për financimin e projektit, “Shtrimi me kubëza të betonit dhe asfaltimi i rrugëve në Pasjan”.

Nënshkrimi i marrëveshjes së mirëkuptimit mes Gecajt dhe Nikoliqit, u realizua në kuadër të mbështetjes të MAPL-së për komunat në financimin e projekteve kapitale.