Kurti në “Fadil Vokrri” për ndeshjen Kosovë – Mali i Zi

Kurti në “Fadil Vokrri” për ndeshjen Kosovë – Mali i Zi

14 October 2019 20:50

Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti, për herë të parë është duke përcjellë nga afër Kosovën në futboll.

Ai ka publikuar një fotografi në Facebook ku ka treguar se po e shikon ndeshjen me Malin e Zi nga tribunat lindore të stadiumit “Fadil Vokrri”.

“Në tribinat e lindjes së stadiumit “Fadil Vokrri”. Për ekipin tonë të Kosovës presim atë që duam - fitore!” ka shkruar ai.

Para zgjedhjeve të 6 tetorit, ku sipas rezultateve të deritashme Kurti është fitues, ai kishte lënë të hapur mundësinë për të parë nga afër Kosovën.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme