Nxënësit e mësimdhënësit ankohen se libri i klasës së pestë “Njeriu dhe Natyra” është i papërshtatshëm

Dorentina Thaqi Dorentina Thaqi 14 October 2019 20:30

“Minigarderoba, zbulimi i belit, dëmton veshkat dhe vezoret dhe mund të shkaktojë sterilitet”, e “Kuriozitet: Ekzistojnë njerëz të verbër që janë të aftë të pikturojnë, të bëjnë skulptura”, janë vetëm disa nga paragrafët që janë të shkruar në librin “Njeriu dhe Natyra, për klasën e 5-të.

Nxënësit në lëndën “ Njeriu dhe Natyra”, përdorin një libër që për ta përmban terme të papërshtatshme, raporton KTV.

Ky libër është shkruar nga Agim Gashi, Fetah Halili, Ismet Bajraktari e Hamdi Ajazaj dhe ka vite që përdoret për nxënësit.

E i papërshtatshëm, ky libër po konsiderohet edhe nga mësimdhënësit, të cilët edhe ligjërojnë këtë lëndë.

Edita Qosa, mësimdhënëse në shkollën “Naim Frashëri” në Prishtinë tregon edhe për një problem tjetër, që, sipas saj, po u sjell shumë telashe.

E këshilltari politik në Ministrinë e Arsimit, Fatmir Bytyçi, përmes telefonit, ka thënë se nuk kanë marrë asnjë ankesë zyrtare për këtë libër dhe se libri i ri është duke u përpiluar.

Sipas Bytyçit, Ministria ka ndërhyrë, duke përmirësuar njësitë mësimore për të cilat ka pasur ankesa.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme