Arbëri

Hoxhaj takon homologun e tij estonez

Në Kosovë po qëndron në një vizitë zyrtare ministri i Jashtëm i Estonisë, Sven Mikser.

Homologu i tij kosovar, Enver Hoxhaj, e ka pritur atë në takim, në vizitën e tij të parë në Kosovë.

“Një shkëmbim shumë konstruktiv në mënyrat e zgjerimit të bashkëpunimit bilateral dhe mbështetjen e Estonisë për anëtarësim të Kosovës në organizata ndërkombëtare. Estonia është vend mik dhe mbështetës i Kosovës, dhe ndër vendet e para që e kanë njohur pavarësinë e vendit tonë për çka i jemi shumë mirënjohës”, ka thënë Hoxhaj.