Arbëri

MPB e Kosovës në Bosnjë në takimin e 7-të të Komisioneve për kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta

Në Jahorinë të Bosnjës dhe Hercegovinës, nën organizimin e SEESAC po mbahet takimi i 7-të i Komisioneve për kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta.

Delegacioni i Ministrisë së Punëve të Brendshme i Kosovës potencoi se më qëllim të krijimit të një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët e saj, si dhe më qëllim të ruajtjes së paqes dhe sigurisë në nivel rajonal dhe ndërkombëtar, “Republika e Kosovës në prill të këtij viti ka miratuar Ligjin për legalizimin apo dorëzimin vullnetar të armëve në posedim të paligjshëm”.

Në këtë takim po ashtu në mënyrë më të detajuar u elaboruan edhe aktivitetet e Strategjisë së re 2017 – 2021 për Kontrollimin dhe Mbledhjen e Armëve të Vogla, të Lehta dhe Eksplozivëve.