Ish-ushtari i UÇK-së e UÇPMB-së i përndjekur nga Lugina s’po mund të pajiset me dokumente në Gjilan

Mehmet Krasniqi Mehmet Krasniqi 13 October 2019 20:03

Ka nëntë vjet që Sadik Aliji jeton në Velekincë të Gjilanit.

Por, 54-vjecari nga Lugina e Preshevës nuk ka asnjë dokument identifikues të vlefshëm nga shteti i Kosovës.

Të vetmin dokument që ia kanë lëshuar institucionet kosovare, thotë të jetë një leje qëndrimi me afat vetëm njëvjeçar, e cila i ka skaduar në vitin 2016, raporton KTV.

Ai ankohet se në mungesë të një dokumenti të vlefshëm nuk po mund të kryej asnjë shërbim, derisa thotë kërkesat e tij nuk janë marrë parasysh as nga komuna e as nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Aliji thotë se kishte qenë pjesëtar i UÇPMB-së në Luginë dhe pjesë e UÇK-së në Kosovë. Gjatë vitit 2008, ai kishte ikur nga Serbia për në Austri, kur institucionet gjyqësore serbe e kishin dënuar në mungesë me 8 vjet burgim me akuzën për krime lufte.

Nga frika se atje do të arrestohej, Aliji ishte zhvendosur në Zvicër, nga ku është kthyer në Kosovë përmes MPB-së gjatë 2010-s.

Ai ankohet se tash e një vit nuk po mund ta marrë as pensionin e veteranit.

Zyrtarë të Zyrës për Luginën e Preshevës në Komunën e Gjilanit, thonë se janë mbi 600 raste. Sipas kësaj zyre, qytetarët po hasin pengesa në MPB.

Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, ka thënë se e mirëpret Skender Alijin, për ta diskutuar mundësinë e zgjidhjes së problemit të tij.

Zeka ka thënë se shumë qytetarë nuk paraqesin dokumente valide për të marrë këtë leje.

Një udhëzim administrativ i nxjerrë së fundmi nga MPB-ja, mundëson lëshimin e lejeqëndrimeve 5-vjeçare.

Ndërsa pas kësaj periudhe, qytetarëve nga Lugina e Preshevës u mundësohet aplikimi për marrjen e shtetësisë së Kosovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Arben05/11/2019 17:33

Luni me vota luni për 1 dit ditën e zhjedhjeve u ngjehën krejt votat nivel kosove që kan votu populli tash për rinumrimin e 300 vendvotimeve 5 dit paramendo hajde tash mushnani menën që ska manipulime ktu me votën tonë plus,shetitni votat ka të doni veq njo po thom që ska met në kët ven tonin diqka që ka vler ma edhe gjithqkafit ja keni hup vlerën koft ajo edhe ma e vogla punë që bahet prej anës së shtetit.

Shto koment

Të ngjashme