Arbëri

Çka fshihet pas zhvarrosjes së trupave të viktimave në masakrën e Izbicës

Komunikimi mes prokuororisë speciale për krime lufte në serbi dhe departamentit për krime lufte në Kosovë nuk ekziston.

Drejtori ekzekutiv i FHD në Kosovë, Bekim Blakaj në Rubikon të KTV-së theksoi se kjo çështje duhet patjetër të futet në agjendën e dialogut në Bruksel.

Blaka tutje tregoi se dokumentacioni i siguruar nga Tribunali i Hagës është përputhur me gjetjet e Fondit në terren.

“Dokumentacioni i siguruar nga Tribunali i Hagës është përputhur pothuajse në mënyrë matematikore me gjetjet që i kemi bërë në terren. FHD në Kosovë ka intervistuar deri më tani mbi 15.000 familjarë, dëshmitarë okularë, për fat të keq disa prej tyre nuk janë më gjallë”, ka thënë ai.

Ai flet për një grua e cila ishte e vetmja dëshmitare në fshatin Izbicë.

“Ishin disa inserte në film ku shihen trupat, ajo skenë ishte nga Izbica, pas masakrës që ka ndodh atje, familjarët e fshatarët i kanë mbledhur kufomat dhe i kanë varrosur. Pas një kohë ato kufoma janë nxjerrë dhe janë zhduk. kjo ka ndodh gjatë luftës në Kosovë”, ka thënë ai.

Kjo sipas tij ka ndodhur për të mos lënë gjurmë se çfarë ka ndodhur gjatë asaj kohe.

Dëshmitarja, thotë Blakaj, e ka treguar në hollësi procesin e zhvarrosjes së trupave nga Izbica.

“Deklarata që na ka dhënë ajo është plotësisht në përputhje me gjetjet edhe të Tribunalit të Hagës”, ka thënë Blakaj.

Blakaj theksoi se për vite me radhë bëjnë thirrje institucioneve kompetente që çështjen e personave të zhdukur dhe përgjegjësisë penale ta fusin në agjendën e dialogut me Bruksel.

“Diçka që s’ka ndodhur kurrë”, shtoi tutje ai.


Çka fshihet pas zhvarrosjes së trupave të... by kohanet