Arbëri

Me protestë për liberalizimin e vizave në ditën e zgjedhjeve

“Bashkimi Evropian është esëll, ju jeni të dehur e ne jemi nën ndikimin e alkoolit tuaj’.’

Me këtë slogan e përmes një revolte paqësore artisti “I am I’’ tha se kjo është vetëm një simbolikë e asaj se çfarë iu premtua qytetarëve të Kosovës.

Kjo simbolikë paraqet një shpresë të thyer për çdo premtim që u dha për liberalizim vizash, raporton KTV.

Ideatori i kësaj revolte qytetare tha se për dallim nga fushatat e tjera zgjedhore, ku liberalizimi i vizave u shfrytëzua si kartë për vota, në fushatën e sivjetme, një gjë e tillë u la nën hije.

Ai shtoi se nëpërmjet kësaj proteste paqësore shpreson që çështja e liberalizimit të vizave të merret më seriozisht duke mos u lënë në harresë si çështje.