Arbëri

Sonte në “Puls”: Xhafer Gashi, Kryetar i Obiliqit, dhe Ajet Berisha nga Lëvizja për Bashkim

Sonte në emisionin “Puls” të KTV-së, të ftuar janë Kryetari i Obiliqit Xhafer Gashi dhe Ajet Berisha nga Lëvizja për Bashkim, ku do të debatohet për problemet në komunën e Obiliqit.

1. Cilat premtime i ka realizuar e cilat jo nga Kryetari Gashi

2. A ka punësuar familjar dhe militant partiak në komunë gjatë këtij mandati Xhafer Gashi

3. A ka pas skandale korruptive e Obiliqit

4. Ndotja nga Termocentralet dhe ligji për Obiliqin

5. Deponia në Mirash dhe ajo në Milloshevë?

6. Largimi banorëve nga shtëpitë e tyre me polici nga Hadja dhe fshatrat rreth KEK-ut

7. A do të rikandidojë për mandatin e dytë për Kryetar Xhafer Gashi

8. Sa zyrtar po hetohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare në këtë komunë.

Emisioni “Puls” në KTV transmetohet nga ora 20:00 dhe në TV ARTA nga 21:40.