Arbëri

Gjuriq kishte deklaruar “zëri i Oliverit është zë kundër interesave serbe”

Besoj se të gjithë e kanë të qartë se familja Ivanoviq nuk dëshron të komentojë deklaratat e Milena Popoviqit. Oliveri ka qenë personalitet publik i cili të gjitha pikëpamjet e veta i ka paraqitur botërisht, sikundër edhe qëndrimet në lidhje me Marko Gjuriqin (drejtorin aktual të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë - sqarim ynë).

ka nevojë nga askush ta përkthejë dhe ta interpretojë tash kur nga gjashtë plumba e pengojnë të flasë se kush ishin miqtë e kush nuk ishin", i ka thënë të përditshmes së Beogradit "Danas", Aleksandar Ivanoviq, i nipi i Oliver Ivanoviqit të vrarë, duke u përgjigjur në pyetjen nëse është e vërtetë ajo që pohon bashkëshortja pa kurorë e Ivanoviqit, Milena, se drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka bërë për burrin e saj më shumë se të gjithëç ata që sot flasin për të. Ivanoviqi, që është kryetar i Iniciativës Qytetare SDS (Liri Demokraci Drejtësi), thotë se xhaxhai i tij gjithmonë ka folur qartë dhe nuk ka lënë kurrfarë dilemash".

"Fundja, opinioni ynë ka njohuri të mjaftueshme në lidhje me qëndrimet e Ivanoviqit, nga të cilat asnjëherë nuk ka lëvizur, ashtu siç din edhe për deklaratat e Gjuriqit, si ajo "se zëri i Oliverit është zë kundër interesave serbe". Kështu, gjithsesi nuk flitet për mikun, meqë në këtë mënyrë i rrezikohet jeta. Prandaj deklaratën e Milena Popoviqit nuk dëshiroj ta komentoj, por gjithmonë do të mbroj qëndrimet e Oliverit, për të cilat ai e pagoi me jetë", ka sqaruar Ivanoviqi për "Danasin" transmeton Koha.net.