Arbëri

Dy turistët belgë të humbur në Theth gjenden në Tropojë

Dy turistë belg, të cilët u raportuan të humbur, u gjenden në Tropojë.

Alarmi u ngrit nga bujtina ku ata po qëndronin në Theth, nga ku kishin dalë për të eksploruar zonën.

Pavarësisht tentativa të banorëve dhe kërkimeve të tyre, ata nuk janë gjetur në bjeshkët e Thethit dhe zonat përreth.

Elisabeth Bries dhe Gaspard Henry ishin nisur drejt Valbonës në këmbë.

Ata kishin njoftuar se kishin mbërritur në Tropojë por kishin humbur rrugën dhe kjo është arsyeja e vonesës.