Kryeredaktori i gazetës “Koha Ditore”, Agron Bajrami, me rastin e vdekjes së gazetarit Ganimet Klaiqi e ka kujtuar punën e tij në këtë të përditshme duke e cilësuar profesionist të madh.
Bajrami në Facebook për Klaiqin ka thënë ishte zemër hapur dhe i ka dhënë gjithmonë kuptim gazetarisë dhe jetës si njeri.
Ky është postimi i plotë i kryeredaktorit Bajrami:
“Shuarja e kolegut tonë të çmuar, Ganimet Klaiqi, është humbje e madhe për të gjithë ne.
Gjatë viteve sa ka qenë pjesë e “Kohës Ditore”, por edhe më pas si ligjërues universitar, Ganimeti ka lënë shenjë të pashlyeshme si një profesionist i madh, familjar i dedikuar dhe person i papërsëritshëm.
Në këto momente pikëllimi, në emër të kolegëve nga “Koha Ditore”, e cila për vite ishte shtëpi edhe e Ganimetit, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tij, dhe të gjithë miqt e kolegetë tjerë.
Do e mbajmë në kujtim përherë ashtu si ishte deri në fund - i buzëqeshur e zemërhapur, duke i dhënë kuptim gazetarisë dhe jetës si njeri”.
-
15 maj 2017 10:06
-
Shpërndaje në: