Arbëri

Rrëfimi frymëzues i Mc Davidit

Foto: Driton Paçarada  / KD

Nuk duhet të dorëzohemi - ky është mesazhi frymëzues i gjermanit Janis Mc David, të cilin ai e transmeton kudo që takon personat me nevoja të veçanta, dhe jo vetëm ata.

David, në rrugëtimin e tij nëpër botë, thirrjes për të mos hequr dorë nga dëshirat, ia shoqëron gjithmonë historinë personale. Një histori sa e dhimbshme aq edhe inspiruese për njerëzit që në një çast jete ndihen të dëshpëruar e të thyer, shkruan sot Koha Ditore.

Mc David ka lindur pa gjymtyrë. Daljet në publik i ka të kushtëzuara nga lëvizja me karrocë, ashtu si u shfaq edhe këtë mesjavë në Prishtinë, në një aktivitet të organizuar nga UNICEF-i.

Ndërsa rrëfen sfidat e tij, nuk mund të mos përmendë fëmijërinë e hershme, atëherë kur ai ishte përballur për herë të parë me pamjen e tij.

Tregon se si në një mëngjes i del para pasqyrës. Aty sheh njeriun me trup pa duar e këmbë, ulur në dysheme si një fëmijë i vogël që përpiqet t’i bëjë hapat e parë. Thotë të ketë mbetur i shokuar. Deri atë ditë, ka vërejtur dallimet me fëmijët e tjerë, por jo nga perspektiva e pasqyrës. E dinte se lëviz me karrocë dhe se nuk mban këpucë si shumica e fëmijëve të tjerë.

Prindërit për disa vjet kishin shmangur çdo reflektim të trupit të tij nga objekte që reflektonin pamjen reale të tij.

“Në një situatë të tillë të gjithë e pyesin veten se pse më ka ndodhur mua kjo gjë e jo dikujt tjetër. Unë kam luftuar me trupin tim duke provuar të vesh këmbë artificiale, pasi që mendoja se pasi t’i veshë pantallonat njerëzit nuk do ta vërejnë se çfarë trupi kam dhe do të dukem si njeri normal. Por as kjo s’kishte sukses derisa nuk e pranon njeriu veten ashtu siç është”, thotë Mc David.

Ardhja e tij në Kosovë kishte një mision. Ishte vendi i radhës ku ai nëpërmjet rrëfimit personal frymëzon njerëzit me nevoja të veçanta....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)