Arbëri

Thaçi: Dragaj ishte frymëzim për ata që i bashkoheshin luftës çlirimtare

Descriptive Text

Me rastin e vdekjes së veteranit e ish-komandantit të UÇK-së, Shaban Dragaj, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi përmes një shkrimi në Facebook ka ngushëlluar familjen Dragaj dhe të gjithë miqtë e tij.

Shkrimi i plotë i Thaçit në Facebook:

Me pikëllim e mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit Shaban Dragaj.

Me përvojën, guximin dhe shpirtin e tij luftarak, Shabani ishte gjithmonë frymëzim për shumë djem e vajza që i bashkoheshin luftës sonë çlirimtare.

Ngushëllime familjes Dragaj dhe të gjithë miqve e familjarëve të tij!