Arbëri

Sipas Gjillasit, me njerëzit si Vuçiqi, Haradinaj e Thaçi s'bëhet paqe midis serbëve e shqiptarëve

Descriptive Text

Kryetari i Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë (SSP) në Serbi, Dragan Gjillas tha sot se pretendimi i presidentit serb se askush përveç tij nuk kishte një plan për Kosovën ishte i saktë, dhe kujtoi se SSP në maj kishte paraqitur deklaratën e saj të pajtimit, që nënkupton normalizimin e marrëdhënieve midis serbëve e shqiptarëve.

Gjilas u tha gazetarëve para Presidencës serbe se plani parashikon që njerëzit që kanë kryer krime lufte, dhe ata që kanë nxitur krime lufte, nuk mund të sjellin paqe ndërmjet popullit serb e shqiptar, është shprehur Gjillas. Ata, sipas tij nuk mund të marrin pjesë në procesin e pajtimit, meqë pajtimi me njerëz të tillë është i pamundur, pasi ‘një fjalë e tillë nuk ekziston në fjalorin e tyre’.

Ai tha se nuk ishte e mundur të arrihet një marrëveshje e statusit përfundimtar në këtë kohë, pasi shqiptarët këmbëngulën për pavarësinë dhe një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare i mbështeti ata.

“Për këtë është e nevojshme të insistohet në normalizim, që do të thotë heqje e provokimeve, heqje e taksave, mundësimi i lëvizjes së lirë, si dhe zgjidhjen e çështjeve të tjera që tani janë në diskutim”, tha ai.

Ai tha se bashkëbiseduesit e mundshëm për planin janë kushdo që dëshiron ta pranojë atë dhe se është përkthyer edhe në gjuhën shqipe.

"Kjo është mënyra e vetme. Ata janë përpjekur për shtatë vjet me Vuçiqin. Çfarë arritën? ", tha Gjilas, duke shtuar se ‘kjo mund të zgjidhet vetëm pa njerëz si Aleksandar Vuçiq dhe liderët e Kosovës Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi.