Haradinaj: Vjedhja e bustit të Smajl Hajdarajt, akt i shëmtuar

LDK-ja dënon aktin e vjedhjes së bustit së veprimtarit Smajl Hajdaraj

15 September 2019 16:10
19:41

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) shpreh shqetësimin e thellë me rastin e vjedhjes së bustit të veprimtarit dhe ish-deputetit të LDK-së, Smajl Hajdaraj.

LDK-ja në një njoftim për media thotë se dënon ashpër këtë akt të shëmtuar dhe i bën thirrje institucioneve të Republikës së Kosovës të sjellin përgjegjësit para drejtësisë.

Policia e Kosovës në Pejë ka njoftuar së më 13 shtator është vjedhur busti i veprimtarit të LDK-së, Smajl Hajdarajt, në shkollën fillore në Pejë që mban emrin e tij.

“Ankuesi mashkull k-shqiptar ka raportuar se në shkollën fillore persona të panjohur kanë vjedhur bustin e dëshmorit Smajl Hajdaraj. Njësia përkatës policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raport.

16:10

Haradinaj: Vjedhja e bustit të Smajl Hajdarajt, akt i shëmtuar

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vjedhjes së bustit të luftëtarit të UÇK-së dhe veprimtarit të LDK-së, Smajl Hajdaraj, në oborrin e shkollës që mbanë emrin e tij, në Pejë, duke e quajtur akt i shëmtuar.

Haradinaj ka kërkuar nga organet e rendit dhe autoritetet përkatëse, që sa më parë ta zbardhin këtë vepër kriminale dhe t’i sjellin para drejtësisë kryesit e saj.

“Para familjes dhe miqve të Smajlit, zotohemi se Qeveria e vendit, do të angazhohet, që emri dhe vepra e tij të çmohet dhe respektohet”, ka shkruar Haradinaj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme