Arbëri

Sot Dita Ndërkombëtare e Demokracisë

15 shtatori shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.

Kjo datë është përcaktuar në vitin 2007, me rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila inkurajon qeveritë që të forcojnë programet kombëtare për promovimin dhe konsolidimin e demokracisë, transmeton kp.

Kjo ditë në vende të ndryshme të bot shënohet me aktivitete të shumta. Ndërsa, në Kosovë është shënuar dje me aktivitete të shumta.