Nis “Agrofesta”, synohet promovimi i produkteve që kultivohen në Krushë të Madhe

Dorentina Thaqi Dorentina Thaqi 14 September 2019 22:00

Miradije Ramadani, nga Krusha e Madhe, vendosi produktet e saj në kuadër të festivalit të perimeve “Agro Festa” për t’i promovuar e për të fituar nga shitja e tyre.

Me këtë biznes, Ramadani thotë se ka arritur të ushqejë e shkollojë 7 fëmijët e saj, pasi që bashkëshorti i mbeti i vrarë në luftë, raporton KTV.

Të vështirë, këtë vit, e kanë quajtur edhe fermerë të tjerë, të cilët thonë se kanë hasur në shume probleme dhe në mospërkrahje institucionale.

Por, Kryetari i Komunës, Smajl Latifi, thotë se festivali është një ndihmesë e madhe për promovim të punës që bëhet në Krushë të Madhe.

Në këtë festival u panë edhe disa kandidatët për deputetë nga parti të ndryshme, të cilët mohuan të kenë ardhur për fushatë zgjedhore.

Shoqëria civile në këtë komunë ka kritikuar kandidatët për deputetë për shfrytëzimin e organizimeve të tilla për çështje politike.

Ky është edicioni i 6-të i Agro Festës, i cili, si zakonisht, zgjat vetëm një ditë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme