Protestojnë punëtorët e KEK-ut, kërkojnë të hiqen nga Ligji i Pagave

Protestojnë punëtorët e KEK-ut, kërkojnë të hiqen nga Ligji i Pagave

12 September 2019 12:48

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës ka organizuar protestë kundër asaj që siç thonë ata, diskriminimit që po u bëhet punëtorëve të KEK-ut në paga.

Protesta u mbajt para Termocentralit Kosova A nga ku u kërkua edhe rivitalizimi i këtij termocentrali.

Përmes protestës punëtorët e KEK po kërkojnë të largohen nga Ligji i Pagave i cili u votua muaj më parë në Kuvendin e Kosovës dhe i cili pritet të hyjë në fuqi nga dhjetori.

Ushtruesi i detyrës së udhëheqësit të Sindikatës së Re të KEK, Selatin Sadiku, tha se përfshirja e punëtorëve të KEK-ut në Ligjin e Pagave i ulë pagat e punëtorëve të kësaj korporate nga 21 deri 50 për qind, përcjell kp.

Ai ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të largojnë nga ky ligj këta punëtorë në të kundërtën kanë paralajmëruar protesta dhe radikalizim të situatës.

Nënkryetari i Shoqatës Sindikale të Termocentralit Kosova A, Haxhi Kastrati, tha se ata duhet të largohen nga ky ligj pasi nuk janë të barabartë me shërbyesit civil.

Teksa ka kërkuar rivitalizimin e Termocentralit Kosova A, Kastrati tha se ky termocentral i ka tejkaluar pritshmëritë e prodhimit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme