Arbëri

Mbyllet për publikun seanca për rastin “Toka” ku është i përfshirë Azem Syla

Foto: Koha

Është mbyllur për publikun seanca gjyqësore në rastin “Toka”, ku një nga protagonistët kryesor është ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla, raporton Koha Ditore.

Seanca pritet të fillojë për disa minuta në Gjykatën Themelore në Gjilan për shkak se Pallati i Drejtësisë në Prishtinë nuk ka kushte teknike për të intervistuar dëshmitarët përmes video-linkut në rastet kur në një proces gjyqësor ku ka shumë të akuzuar.

Identiteti i dëshmitarit është i ditur për palët, por kryetari i trupit gjykues, Beqir Kalludra i ka thënë ‘Kohës’ se në hapje të seancës do të nxjerrë aktvendim për mbylljen e procesit për shkak të rrethanave që sipas tij i përcakton Kodi i Procedurës Penale.