Arbëri

Harxhimet inovative

Descriptive Text

Përpos pagës, edhe 2.723.95 euro të buxhetit të shtetit i kishte shpenzuar Besim Beqaj në muajin qershor, kur pati dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, pas përballjes me një aktakuzë. Shumën e kishte harxhuar nga kreditkartela që përmban fonde publike, e me të cilat pajisen edhe ministrat.

Por, nuk është kjo e vetmja shumë. Gjatë gjysmëmandatit, nga kreditkartela Beqaj ka shpenzuar saktësisht 9.760.85 euro. Rekordin e ka shënuar në qershor, pasuar me marsin e 2018-s kur brenda një muaji ka shpenzuar 1.966.40 euro, shkruan sot Koha Ditore.

Më 20 qershor, Beqaj ka dalë në një konferencë shtypi për ta kumtuar informatën se te kryeministri Ramush Haradinaj e kishte dorëzuar dorëheqjen e tij nga posti i ministrit. Të njëjtën ditë Haradinaj e kishte liruar nga detyra.

E, Ministria kishte vazhduar t’ia mbulonte shpenzimet, edhe pas datës kur as zyrtarisht më nuk ishte ministër.

E dhëna evidentohet në pasqyrën e shpenzimeve të të gjithë anëtarëve që kanë përbërë stafin politik të Ministrisë së Inovacionit, që ky institucion ia ka siguruar “Kohës Ditore”, pas një kërkese për qasje në dokumente publike. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)