Arbëri

Fluks refugjatësh në Egje, anija shqiptare shpëton 140 persona

Descriptive Text

Anija shqiptare, Oriku, pjesë e misionit të NATO-s në detin Egje, është përballur ditët e fundit me një fluks të shtuar emigrantësh të paligjshëm. Ekuipazhi shqiptar ka ndihmuar që të zbresin të sigurtë në tokë 140 emigrantë afganë e sirianë, 30 prej të cilëve fëmijë.

Në bashkëpunim me rojen bregdetare turke dhe greke, anija “Oriku”, pjesë e operacionit të NATO-s “Sea Guardian”, brenda 3 ditëve ka asistuar në shpëtimin e 4 gomoneve ku udhëtonin të rritur e fëmijë.

Që prej vitit 2016, kur Shqipëria u bë pjesë e misionit të NATO-s në detin Egje, janë mbi 2 mijë fëmijë, gra e burra të shpëtuar nga djemtë tanë të Forcës Detare./tch