Arbëri

Në Kosovë sot bien temperaturat

Në Kosovë, siç parashohin meteorologët, sot do të mbajë mot me diell, pasdite me vranësira të dendura, më të theksuara për gjatë maleve.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga ana e verilindjes me shpejtësi 1-6m/s.