Arbëri

LDK akuzon Veselin se po keqpërdor institucionet shtetërore për fushatë

Descriptive Text

Lidhja Demokratike e Kosovës ka akuzuar kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, se po keqpërdor pasuritë dhe asetet shtetërore për të bërë fushatë zgjedhore.

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa ka thënë se Veseli nuk ka asnjë funksion shtetëror dhe për këtë arsye ai kërkoi të ndalen këto veprime.

“Kryetari i PDK-së tani më nuk ka asnjë funksion shtetëror, është thjesht një mirëmbajtës deri në përbërjen e re pas zgjedhjeve të 6 tetorit. E kemi parë në ditët e fundit, edhe pas shpërndarjes të Kuvendit të Kosovës, kryetarin e PDK-së i cili shfrytëzon pasuritë shtetërore për të bërë fushatë personale dhe për partinë e tij. Raste specifike kemi QKUK-në, e cila shfrytëzohet nga kryetari i PDK-së për të bërë fushatë elektorale. Pastaj, kemi rastin e Administratën Tatimore, me Doganën, me Akademinë e Sigurisë Publike. Këto janë shkelje të rënda nga kryetari i PDK-së”, ka thënë Mustafa për KP.

Ai ka kërkuar edhe nga partitë tjera të ish-koalicionit PAN, që qeveriste me vendin, të mos përdorin institucionet e vendit për fushatë.

“Ne iu bëjmë thirrje që urgjentisht menjëherë të gjithë zyrtarët e partive në pushtet që kanë përbërë ish-koalicionin PAN, që të ndalojnë këto veprime dhe të bëjnë fushatë në kuadër të ligjit në fuqi dhe jo duke keqpërdorur institucionet shtetërore për të bërë fushatë”, ka deklaruar më tej Mustafa.