Arbëri

Sot nis sesioni i ri i Kuvendit të Shqipërisë

Descriptive Text

Pas një muaj pushimesh, deputetet rikthehen sot pasdite në parlament. Për herë të parë Partia Demokratike nuk do të jetë pjesë e parlamentit.

Pas djegies së mandateve vendin e demokratëve është zënë nga deputetë që kane krijuar 3 grupe të reja parlamentare, grupi “Demokrat” i Rudina Hajdarit, grupi “I pavarur” pjese e të cilit është Ralf Gjoni, e grupi i “Partive të djathta”; grupe te cilat së bashku me deputetët e Partisë Socialiste përbëjnë strukturën e re të Kuvendit.

Parlamenti do të vendosë për nismën e mazhorancës për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, ndërsa pritet të shihet se si do të votojë opozita e re.

Gjithashtu në këtë sesion parlamenti pritet të miratojë edhe 2 anëtarë te gjykatës kushtetuese.