Arbëri

Osmani pas nominimit për kryeministre: Do të dëgjohet zëri i qytetarit, në veçanti i grave

Foto: Alban Bujar / Koha

Kandidatja e LDK-së për kryeministre të Kosovës, Vjosa Osmani, pasi ka marrë nominimin nga kjo parti ka thënë “LDK-ja do ta nxjerrë vendin nga humnera ku e kanë vendosur njerëz të pandërgjegjshëm e të korruptuar”.

“Do të punojmë për të nxjerrë vendin nga humnera ku e kanë vendosur njerëz të pandërgjegjshëm, të korruptuar, që asnjëherë interesin e qytetarit s’e kanë pasur prioritet. I garantoj qytetarit se asnjëherë nga sot nuk do të ndihen se s’kanë zë. Në veçanti, nënat, gratë, vajzat. Kjo është alternativa e vetme për të shpie vendin përpara”, ka thënë ajo.